Meta: Referendumi i 25 prillit, vendimtar për dekadat që vijnë

25 NENTOR META LIVE frame 8903 1100x620

Presidenti Ilir Meta i quajti zgjedhjet e 25 prillit, një referendum me rëndësi vendimtare për Shqipërinë.

Në një postim në Facebook, ku komenton një raport të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), sipas të cilit, Shqipëria renditet e 4-ta në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe e 8-ta në botë për normën e largimit të intelektualëve, presidenti thotë se rëndësia e zgjedhjeve parlamentare nuk zgjat për vetëm katër vite.

“Largimi i “ajkës” së shoqërisë, është një tjetër tregues i dhimbshëm se nga Shqipëria po largohen edhe qytetarët, që kanë një standard të mirë jetese, marrin një pagesë të kënaqshme dhe kanë një pronë, por për të cilët niveli i shërbimeve publike është i papranueshëm, ndjehen pa zë, të papërfaqësuar, të pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen në vend dhe të pashpresë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Referendumi i 25 prillit 2021 është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm për 4 vite, por për dekadat që vijnë. Është një mundësi për të rikthyer standardet cilësore të shërbimeve, respektin dhe dinjitetin njerëzor, për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për të gjithë, me mundësi dhe shpresa të reja, veçanërisht për rininë. Me shpresë dhe besim, të bashkohemi e të marrim në dorë fatet tona për të ndryshuar këtë realitet, që po shkatërron familjet dhe po plak Shqipërinë, për të ndërtuar këtu të ardhmen e sigurt dhe europiane për të gjithë”, shkruan Meta.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 6 humbje jete në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 594 të shëruar dhe 586 raste të reja
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 6 humbje jete në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2510 testime
  • LAJMI I FUNDIT | Në spitale po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive, 4 të intubuar