Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Një jaht në formën e një gaforreje, do të kushtojë 22 mln euro

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 22:51 | Teknologji

“Lazzarini Design”, një studio italiane, ka projektuar një superjaht futuristik, me 6 dhoma gjumi, panele diellore në dy anët e katamarani dhe një hapësirë për të transportuar edhe një automjet.

I quajtur “Pagarus”, ky mjet lundrues pritet të kushtojë rreth 22 milionë euro. Ai do të ketë një gjatësi 25 metra dhe një shpejtësi 28 milje në orë.

Ky jaht mund të mbajë 8 pasagjerë dhe 4 anëtarët e ekuipazhit. Studioja italiane e përshkruan realizimin e saj si të frymëzuar nga natyra.

A2 CNN Livestream

Dita jonë