Origjina e virusit, ekipi i OBSH niset drejt Kinës pa marrë miratimin e autoriteteve

WUHAN IZOLIMI 1100x620

Ekipi i shkencëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është nisur drejt Kinës, për të filluar hetimet rreth origjinës së koronavirusit, pa marrë miratimin e autoriteteve kineze.

Lajmi u dha nga kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Tedros Ghebreyesus, i cili u shpreh i zhgënjyer për mungesën e aprovimit nga Pekini zyrtar.

“Kam qenë në kontakte me drejtues të lartë të Kinës dhe sqarova se ky mision është një prioritet i OBSH-së”, u shpreh Ghebreyesus.

OBSH lajmëroi disa javë më parë se do të dërgonte një mision në Kinë me shpresën që ekspertët do të zbulonin diçka në lidhje me zanafillën e Covid-19. Shkencëtarët besojnë se virusi kaloi nga kafshët te njeriu, por ka disa shtete në botë që pretendojnë se ai u përgatit në një laborator të Wuhanit, qyteti ku nisi pandemia.

Kina prej kohësh është akuzuar nga shumë vende të botës se vonoi në marrjen e masave dhe ndarjen e informacioneve për rrezikun që paraqiste koronavirusi.