Partizani realizon goditjen e parë në merkato, “rrëmben” ish-sulmuesin e Shkëndijës së Tetovës

stenio junior 1100x620

Pasi fitoi të drejtën për t’u rikthyer në merkato, pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, Partizani bën goditjen e parë.

Mësohet se “Demat e kuq” kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Stenio Junior, ish-futbollistit të Shkëndijës së Tetovës, i cili nga janari i kaluar ka qenë pjesë e Riga-s në Letoni.

Në 6 vite me Shkëndijën, Junior arriti të shënojë 40 gola, duke qenë një nga elementët më kryesorë të sukseseve të skuadrës tetovare, si në kampionatin maqedonas, ashtu edhe në kupat e Europës.

Sulmuesi brazilian shihet si një forcë e shtuar për skuadrën e Dajës për pjesën e mbetur të këtij kampionati.