Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Përplasjet për projektet, Meta: Qeveria gënjeu për Lumin e Vlorës, u synua transferimi i huasë

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 19:07 | Politikë
Përplasjet për projektet, Meta: Qeveria gënjeu për Lumin e

Prej ditësh vijojnë përplasjet mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama në lidhje me bllokimin e projekteve në qytetin e Vlorës. Kryeministri Rama akuzon se projekti është gati, por marrëveshja e arritur me Fondin Saudit është bllokuar nga Meta.

Në një konferencë për shtyp këtë të martë, Presidenti Meta reagoi duke akuzuar se qeveria ka synuar të transferojë huanë nga projekti për lumin e Vlorës në atë të Vlorë-Orikum.

https://a2news.com/2021/01/04/beteja-per-lungomaren-rama-meta-te-lexoje-sqarimet-qe-i-kemi-nisur/

“Kuvendi, në datën 9 nëntor 2017, ka ratifikuar marrëveshjen me Fondin Saudit për financimin e rrugës Lumi i Vlorës. Presidenti e mirëpriti këtë iniciativë dhe shpalli dekretin brenda dy ditësh. Kuvendi, po kështu, më 21 shtator 2020, i ka përcjellë presidentit ligjin për denoncimin e marrëveshjen, ky ligj është miratuar në 17 shtator 2020. Presidenti e shpalli këtë ligj më 22 shtator, por pse e shpalli këtë ligj presidenti? Rezultonte se qeveria, me shkresën e saj, të datës 21 shkurt, i kishte kërkuar Fondit zgjidhjen e marrëveshjes. Fondi Saudit i kthen përgjigje, duke i cituar, pranojmë të zgjidhim marrëveshjen e huasë. Në këtë mënyrë marrëveshja ndërpritet. Është e qartë që Fondi Saudit ka pranuar propozimin e marrëveshjes për të hequr këtë financim. Kjo ndërprerje për financimin e Lumit të Vlorës është bërë me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe jo të palës tjetër.

https://a2news.com/2021/01/04/akuzat-per-bllokimin-e-projektit-te-lungomares-presidenca-nuk-do-te-lejojme-shperdorimin-e-fondeve-per-qellime-elektorale/

Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare, përfaqësues të qeverisë gënjyen në kuvend se do të vijonin projektin me fonde të buxhetit. Vetëm 7 ditë më vonë, Ministria e Financave i paraqet një kërkesë Presidentit për marrëveshje huaje për rrugën Vlorë-Orikum. Si rezultat i shqyrtimit të kësaj praktike rezultoi se, jo vetëm kërkohej autorizimi, jo vetëm Këshilli i Ministrave kaloi fazën e negocimit, por përfaqësues të qeverisë kanë gënjyer duke thënë se do të vazhdojë projekti i Lumit të Vlorës. Ata synuan që huanë ta transferonin për një tjetër projekt”, tha Meta.

Meta theksoi se duket qartë që ose janë kryer negociata të dyshimta në kundërshtim me Kushtetutën, ose nuk janë kryer fare negociata, siç thotë ministrja e Financave, tha ai.

Për Metën, qytetarët e Vlorës e kanë të qartë se kush gënjeu dhe kush jo. “Presidenti, në respekt të Kushtetutës, në mënyrë të përsëritur, jo vetëm ka kërkuar bashkëpunimin e Ministrisë së Financave, por ka vënë në dijeni ish-ministrin e Jashtëm të asaj kohe, zotin Rama me shkresa zyrtare dhe nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare që të paraqiste shqetësimin që ai ngriti një dite më parë në Vlorë. Besoj se qytetarët e Vlorës e kanë të qartë se kush gënjen dhe kush ka të drejtë. Presidenti do të jetë gjithmonë në respektin të Kushtetutës sepse këtu ka edhe vepra të tjera penale”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë