Prodhuesi më i madh i vaksinave antiCovid nis për dy javë eksportin

Untitled collage 2021 01 05T165835.315 1100x620

Autoritetet zyrtare në Indi bënë me dije se vendi i tyre do të nisë eksportimin e vaksinave antiCovid të prodhuara në vend brenda 2 javëve.

Zyrtari i Ministrisë së Jashtme hodhi poshtë lajmet se India do të ndalonte eksportet e vaksinave që po prodhon, për të përmbushur kërkesën lokale.

India prodhon rreth 60% të vaksinave në të gjithë botën dhe shumë vende janë duke pritur me padurim që ajo të fillojë dërgimin e dozave. Ajo ka miratuar zyrtarisht përdorimin emergjent të dy vaksinave ndërsa përgatitet të fillojë fushatën e vaksinimit në janar.

India planifikon të organizojë një nga fushatat më të mëdha të vaksinimit në botë, duke kërkuar të imunizojë rreth 300 milionë njerëz deri në korrik.

Rregullatori i barnave të vendit u ka dhënë dritën jeshile dy vaksinave, njëra e zhvilluar nga AstraZeneca me Universitetin e Oksfordit dhe një nga firma lokale Bharat Biotech.