Qëlloi në ajër me kallashnikov pas debatit në familje, arrestohet 45-vjeçari

arrestimi 1100x620

Një 45-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi kishte qëlluar në ajër me kallashnikov pas një debati në familje.

Burri është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme si dhe është sekuestruar arma e zjarrit.