Shpërthim i fuqishëm në një lokal në Kosovë, raportohen mbi 40 të lënduar

Mbi 40 persona të plagosur është bilanci i një shpërthimi të fuqishëm në një restorant në Ferizaj të Kosovës. Mes tyre ka dhe fëmijë.

Autoritetet lokale njoftuan se dhjetra të plagosur janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim më të specializuar.

Mjeku Agron Çitaku tha: “Gjendja momentale e tyre mund të themi se është stabile, edhe pse është mesatarisht e rëndë. Nga tw gjitha rastet, pesë janë trajtuar në sallën operative, priten edhe katër të tjerë. Një do të shkojw në sallën e ortopedisë, meqë ka lëndime në këmbë, të tjerët me lëndime më të lehta do të trajtohen në repart”. 

Policia bëri me dije se shpërthimi erdhi nga një bombol gazi. Ndërsa është hapur edhe një hetim lidhur me ngjarjen.

Përveç restorantit, shpërthimi i fuqishëm ka dëmtuar edhe disa biznese të tjera aty pranë.