Sylvester Stallone blen rezidencën për 35 milionë dollarë

Aktori Sylvester Stallone ka shpenzuar 35,375 milionë dollarë për të blerë një rezidencë mahnitëse në Palm Beach, Florida.

Aktori 74-vjeçar, i nominuar 3 herë për çmimin Oscar, ka blerë pronën, e cila është e shtrirë në një sipërfaqe më shumë se 1200 metra katrorë. Ajo është ndërtuar në vitin 2014 dhe është e përbërë nga 7 dhoma gjumi, 10 banjo, të vendosura në dy godinat kryesore. Një pishinë spektakolare është e vendosur në oborrin e rezidencës. Për më tepër, fqinjë të Stallone-s do të jenë Jon Bon Jovi e Rod Stewart.

Stallone ka tre vajza, Sophia, 24 vjeç, Sistine, 22 vjeç dhe Scarlett, 18 vjeç, me gruan e tij të tretë Jennifer Flavin, me të cilën është i martuar prej 23 vitesh. Gjithashtu, ai ka edhe një djalë Seargeoh, 42 vjeç, me gruan e tij të parë Sasha Czack.