Basha vijon akuzat me premtimet e pambajtura të Ramës: Koha për ndryshim

basha 5 1100x620

Kreu demokrat, Lulzim Basha, vijon postimin e videove në lidhje me premtimet e pambajtura të Edi Ramës. Mëngjesin e sotëm, Basha është ndalur te borxhi publik dhe premtimi i kreut të qeverisë për uljen e tij. Sipas Bashës, prej 2013, borxhi publik është rritur dhe Shqipëria është më e varfër.

“Nëse nuk e ndalim sot, fëmijët do të punojnë gjithë jetën e tyre për të shlyer borxhet e kësaj qeverie. Ne kemi një plan konkret për t’i kthyer Shqipërisë shpresën. Rama kujdeset vetëm për veten. Është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët!”