Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Basti” për spitalin e Fierit, Erdogan: E ndërtojmë për dy muaj, vetëm një grimcë për ne

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 17:02 | Politikë
“Basti” për spitalin e Fierit, Erdogan: E ndërtojmë

Mes të tjerash, në fjalën e përbashkët të Edi Ramës dhe presidentit të Turqisë, Erdogan, u fol edhe për spitalin rajonal të Fierit, për të cilin u “vendos” edhe një bast për kohën se kur ai do të përfundojë. Rama tha se ai do të jetë gati për 3 muaj, ndërsa Erdogan ndërhyri duke thënë për 2 muaj, ndërsa më tej theksoi se ai është vetëm një grimcë për Turqinë.

Rama: Jam i lumtur që së shpejti spitali rajonal i Fierit do të jetë realitet. Bastet në Turqi dhe në Shqipëri janë të ndaluara me ligj dhe nuk mund të vinim baste me Presidentin, por basti i Presidentit është që spitali i Fierit të jetë gati për tre muaj. Ky është një bast shumë i fortë

Erdogan: Dy muaj.

Rama: Unë do ta kisha humbur me dëshirë këtë bast. Por edhe shans për ta fituar do të kisha, pasi edhe turqit edhe shqiptarët kur vjen puna te zbatimi, duhet t’i shtysh vazhdimisht.

Erdogan: Rama, nuk duhet të ketë asnjë merak. Në Stamboll, kemi ndërtuar dy spitale me nga 1008 dhoma, spitali i Fierit është vetëm një grimcë për ne, në 3 muaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë