Debatet për Vlorë-Orikum, reagon sërish Presidenca: Është marrëveshje e re, duhet rinegociuar

WhatsApp Image 2021 01 06 at 18.12.45 1100x620

Presidenca ka reaguar sërish për çështjen e projektit të rrugës Vlorë-Orikum, pas deklaratës së disa orëve më parë të ministres së Financave, Anila Denaj.

Përmes drejtorit të Kabinetit, Edmond Panariti, Presidenca thotë se marrëveshja e mëparshme për projektin e zgjidh dhe se tashmë është një marrëveshje e re e cila duhet të rinegociohet.

“Si mund të quhet e njëjta marrëveshje kur marrëveshja e parë u zgjidh nga qeveria shqiptare, kur zgjodhët nuk ka më fuqi juridik. Ligji kërkohet që të negociohet dhe më pas të nënshkruhet një marrëveshje të re. Pra, zonja ministre para nënshkrimit kishit shumë detyra për të përmbushur, por siç duke as nuk i keni lexuar”, deklaroi Panariti.