Gjermania tejkalon 1 mijë viktima në një ditë, vendi i parë në Europë për vaksinimet

vaksine 1024x576 1 600x338

Autoritetet shëndetësore gjermane kanë raportuar 21 237 infeksione të reja me koronavirus në një ditë.

Sipas Institutit Robert Koch, gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar edhe 1019 vdekje, në 24 orë. Ndërkohë, kulmi i vdekjeve u regjistrua, më 30 dhjetor, me 1129 viktima.

Numri i përgjithshëm i vaksinimeve anti-covid, të kryera në Itali, arriti në 259 481, sipas azhurnimit të fundit të portalit të Ministrisë së Shëndetësisë, më 6 janar në 12:25, të mëngjesit. Italia është konfirmuar në vendin e dytë, pas Gjermanisë në renditjen e vendeve të BE, sipas një përpunimi të Agenas të të dhënave më të fundit në dispozicion.

Gjermania është në vendin e parë në Europë sa i përket vaksinimeve, deri më tani, me 316 962 të kryera, deri më 4 janar 2021, e ndjekur nga Italia me 259 481 vaksinime deri më 6 janar. Spanja 139 339 deri më 5 janar, Polonia  me 92 220 vaksinime, deri më 5 janar dhe Danimarka 51 512 vaksinime deri, më 4 janar.

Franca renditet e gjashtëmbëdhjeta, me 5000 vaksina deri më 5 janar, ndërsa në vend të fundit renditet Belgjika me 700 vaksinime.