Goditje e rëndë për Milanin: Rebic e Krunic, pozitivë me koronavirus

rebic krunic 1100x620

Dy raste me koronavirus te Milani, disa orë përpara supersfidës ndaj Juventusit. Ante Rebic dhe Rade Krunic rezultuan pozitivë në tamponët e fundit dhe do të mungojnë ndaj bardhezinjve.

Klubi kuqezi bën me dije se lojtarët janë asimptomatikë dhe ndodhen të izoluar nëpër banesa.

Shtohen problemet për trajnerin e Milanit, Stefano Pioli, i cili duhet të bëjë në këtë ndeshje edhe pa Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennacer, Matteo Gabbia, Saelemaekers (të dëmtuar) dhe Sandro Tonali (i skualifikuar).

Ndërkohë, te Juventus do të mungojnë mbrojtësit Alex Sandro dhe Juan Cuadrado.