Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ismajli ndëshkohet me të kuq, por Spezia mposht Napolin

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 20:06 | Futboll
Ismajli ndëshkohet me të kuq, por Spezia mposht Napolin

Spezia e Ismajlit mori një fitore të madhe këtë javë të Serie A, duke triumfuar në fushën e Napolit 1-2.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa Petagna kaloi Napolin në avantazh në minutën e 58, duke dhënë përshtypjen se Spezia ishte dorëzuar tashmë, por nuk ndodhi kështu.

Nzola dhe Pobegda përmbysën rezultatin duke i dhënë një goditje të rëndë Napolit në arritjen e objektivave të këtij sezoni.

Ndërkohë, Ismajli, mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhuroi një paraqitje të mirë, por në minutën e 77 mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë fushën e lojës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani