Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ivanka Trump i quan protestuesit "patriotë amerikanë", pastaj pendohet

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 22:03 | Bota

Ivanka Trump, e bija dhe njëherësh këshilltarja e lartë e presidentit amerikan Donald Trump i ka cilësuar protestuesit e mbledhur brenda dhe jashtë Kongresit si "patriotë".

Përmes një postimi në Twitter, të cilin e fshiu pak momente më vonë, Ivanka iu është drejtuar demostruesve si "patriotë amerikanë". Ajo shtoi se "dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ju lutemi të jeni paqësor."

Kujtojmë se mbështetës të Presidentit Donald Trump, hynë në ambientet e Kongresit amerikan duke pezulluar seancën që pritej të mbahej për konfirmimin e mandatit të Joe Biden si president i ardhshëm i SHBA-së.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli