Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, rriten viktimat dhe rastet e reja

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 20:00 | Ballkani
Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, rriten viktimat dhe rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 622 raste të reja me koronavirus, një rritje nga dita e djeshme ku u raportuan 580 infeksione.

Rritje ka pësuar edhe numri i viktimave, pasi 12 pacientë nuk e kanë mposhtur koronavirusin, krahasuar me 9 fatalitete që ishin një ditë më parë.

Lajm i mirë është se 1689 pacientë e kanë mposhtur virusin.

Pas bilancit të sotëm, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronavirus shkon në mbi 85 mijë. Prej tyre mbi 16 mijë raste janë ende aktive ndërsa kanë humbur jetën 2571 persona.

A2 CNN Livestream

Dita jonë