Kosova shkon në zgjedhje parlamentare të parakohshme më 14 shkurt

KR VJOSA HOTI KRITIKAT frame 991 1100x620

Ushtruesja e detyrës së Presidentes në Kosovë, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 14 shkurt për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.

“Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme”, thuhej në njoftimin e Presidencës.