Menaxheri zbulon të ardhmen e Hysajt

Hysaj Rrahmani 1100x620

Prej kohësh është folur shumë se Elseid Hysaj do të largohej nga Napoli që në merkaton e janarit, por agjenti i futbollistit shkodran ka rrëzuar këto zëra.

Edhe pse mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk po gjen hapësira në skuadrën e drejtuar nga Gattuso, Mario Giuffredi është shprehur se Hysaj, të paktën këtë sezon do ta përfundojë te Napoli.

“Është e sigurt që do të mbyllë këtë sezon te Napoli, ndërsa në atë pasuesin gjithçka mund të ndodhë. Me 51% nuk do të rinovojë, por nëse Napoli dëshiron të zgjas kontratën këtë mund ta bëjmë direkte pasi dëshira e Hysaj është të qëndrojë. Në të njëjtën kohë po vlerësojmë ofertat nga jashtë Italisë”, theksoi agjenti i Hysaj.