Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Muzikë dhe shpejtësi, shqiptarët filmuan aksidentin “live” në “Facebook”

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 18:24 | Kronikë

Me këngën “Daja” të Bes Kallakut dhe Ermal Fejzullahut, dy shqiptarë që jetojnë në Santa Maria a Monte të Italisë, teksa udhëtonin me një automjet dhe me shpejtësi, përfunduan në një furrë buke.

Ata e kanë filmuar aksidentin, teksa njëri prej tyre ishte “live” në “Facebook”, teksa po udhëtonin nga Montecalvoli në Ponticelli.

Për fat të mirë, automjeti fillimisht u përplas me kangjellat rrethuese të furrës së bukës dhe më tej makina përfundoi brenda dyqanit. Ata u transportuan menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të dy janë kryefamiljarë dhe nuk kishin precedentë penalë, ndërsa karabinierët po kryejnë hetime për të verifikuar nëse janë kryer shkelje të kodit të autostradës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani