Ndërron jetë Kujtim Prodani, ishte i infektuar me koronavirus

Screenshot 1 1 600x338

Kantautori i njohur, Kujtim Prodani, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, pasi ishte infektuar me koronavirus, thanë për A2 burime pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Prodani njoftoi vetë përmes një statusi në Facebook, më 30 dhjetor, se ishte shtruar në spital, pasi ishte diagnostikuar me Covid-19. Ditët e fundit, gjendja e tij ishte rënduar dhe po bëheshin përgatitjet për ta dërguar në Turqi për kurim.

Në faqen e tij në Facebook, miq e artistë të tjerë kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Kujtim Prodani ishte i biri i kompozitorit Agim Prodani, një prej themeluesve të muzikës së lehtë shqiptare, dhe këngëtares Anita Take.