Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Nis vaksinimi në epiqendrën e pandemisë në Itali

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 14:38 | Bota
Nis vaksinimi në epiqendrën e pandemisë në Itali

Epiqendra e pandemisë së koronavirusit në Itali, Bergamo, nisi aplikimin e vaksinës së Pfizer dhe BionTech te punonjësit e shëndetësisë. Mjekë, infermierë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit në spitalin Papa Gjoni i 23-të, u vunë në radhë për të marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa Italia ka nisur procesin e imunizimit në masë.

Faza e parë e vaksinimit përfshin rreth 5 mijë punonjës të shëndetësisë, përfshirë praktikantë, pediatër dhe staf vullnetar, për një total prej 8392 personash. Një prej shteteve më të prekura nga koronavirusi, mund të ketë pas disa muajve vaksinën e prodhuar në vend. E quajtur Reithera, vaksina, që mban vulën e shkencëtarëve italianë, kaloi me sukses fazën e parë të eksperimenteve, duke treguar një efektshmëri prej 92,5% te 100 vullnetarët e regjistruar.  

Autoritetet po përpiqen të përshpejtojnë imunizimin, ndërsa rastet e vdekjet ditore po rriten. 649 vdekje të lidhura me koronavirusin u raportuan të martën, ndërsa një ditë më herët ishin 348. Edhe infektimet e reja ishin më shumë, me 15 mijë raste të reja, nga 10 800 që u raportuan ditën e hënë.

Italia regjistron gjithsej 76 329 vdekje të lidhura me Covid-19 që prej shpërthimit të pandemisë, shifra më e lartë në Europë dhe e pesta në botë. Rastet e konfirmuara deri më tani janë mbi 2 milionë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani