Pa Lukakun në formacion, Interi mposhtet pas 8 ndeshjesh

interrr 1100x620

Pas 8 fitoreve radhazi në Serie A, Interi është mposhtur këtë të mërkurë nga Sampdoria me rezultatin 2-1.

Zikaltrit e nisën këtë takim pa sulmuesin e tyre kryesor, Lukaku, i cili ishte lënë në stol pas një dëmtimi të lehtë në ndeshjen e kaluar ndaj Crotones. Megjithatë, takimi u duk se nisi mirë, pasi skuadra e Conte-s fitoi një 11-metërsh që në minutën e 12, por goditja e Sanchez u prit nga portieri.

Më tej, ishte Sampdoria që mori një penallti me VAR, të cilën e ekzekutoi në mënyrë perfekte ish-futbollisti i Interit, Candreva. Po në pjesën e parë, Keita, edhe ai një ish interist, shënoi edhe golin e dytë për Sampdorian.

Në minutën e 63, Conte hodhi në fushën e lojës edhe Lukakun, por deri në fund, Interi arriti të realizojë vetëm një gol, me anë të De Vrij.

Në ndeshjet e tjera, Rama mori 3 pikët, me 3 gola, ndaj Crotones, ndërsa edhe Atalanta fitoi 3-0 ndaj Parmës.

Në mbrëmje luhet ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave, mes Milanit dhe Juventusit.