Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Projektligji për ekstradimet, Daci: Absurditet, transferohet sovraniteti shtetëror tek autoritetet e huaja

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 18:35 | Aktualitet
Projektligji për ekstradimet, Daci: Absurditet, transferohet sovraniteti

Ndryshimi ligjor, që në rast miratimi, do të lejojë ekstradimin e personave që kanë kryer një vepër penale në Shqipëri, apo dorëzim të përkohshëm të tyre tek autoritetet e huaja konsiderohet si absurditet ligjor nga konstitucionalisti, Jordan Daci. 

“Në asnjë rast nuk mund të ndodhë kjo gjë. Madje edhe ekstradimi, si nocion, janë plot shtete që nuk e lejojnë ekstradimin e shtetasve të tyre. Ne, jo vetëm që e kemi tejkaluar si standard, por tashmë ne lejojmë ekstradimin edhe kur ka një procedim në Shqipëri. Pra, i themi gjykatës se ti s’je e zonja për ta gjykuar, do ta gjykojë njëherë një gjykatë e huaj, pastaj merru ti”, deklaron eksperti.

Sipas Dacit, projektligji nuk duhet të miratohet, pasi cenon sovranitetin e gjyqësorit në vend.

Në projektligjin e miratuar nga qeveria parashikohen 22 ndryshime të ligjit të deritanishëm për “për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani