Reperi Dr. Dre, i shtruar në spital për shkak të një aneurizmi në tru

111 2 1100x620

Reperi dhe producenti i famshëm Dr. Dre thotë pranoi se ishte i shtruar në një spital në Los Angeles, për shkak të një aneurizmi në tru.

Aneurizmi i trurit është një fryrje anormale e një ene gjaku në tru, që mund të çahet, duke shkaktuar hemorragji të brendshme ose gjakderdhje në tru.

Megjithatë, miliarderi që ka prodhuar hite për Tupac, Snoop Dogg dhe Eminem tha se së shpejti do të shkonte në shtëpi, pasi ka marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Fituesi i gjashtë çmimeve Grammy ka prodhuar hite dhe albume të suskesshme me këngëtarë si Kendrick Lamar, 50 Cent, Jay-Z, Nas, Busta Rhymes.

Megjithatë ai ka patur sukses edhe me hite të muzikës pop për Gwen Stefani dhe Mary J Blige.