Supersfida e Serisë A nuk rrezikohet, Juventus niset për Milano

Juventus 1100x620

Sot, do të luhet supersfida e javës së 16-të të Serisë A: Milan-Juventus.

Ditën e djeshme, pasi rezultuan pozitivë, Alex Sandro dhe Cuadrado, u përfol për mundësinë e shtyrjes së ndeshjes, pasi autoritetet rajonale të Torinos mund të ndalonin bardhezinjtë që të udhëtonin drejt Milanos për arsye sigurie.

Por, sot, Juventusi është nisur drejt Milanos dhe ndeshja do të luhet normalisht, ndërkohë që tamponët dolën të gjithë negativë.