Surpriza në Spanjë, Atletico përshëndetet me “Mbretin”, mposhtet nga skuadra inferiore

atletico 1100x620

Atletico Madrid është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer në La Liga, të cilën po e udhëheq me meritë të plotë. Por, pavarësisht këtij fakti, skuadra e drejtuar nga Simeone mori një goditje të rëndë në Kupën e Mbretit.

Cornella, një ekip që militon në ligën e tretë në Spanjë mposhti Atleticon 1-0, duke e eliminuar nga ky kompeticion.

Simeone zbriti në fushën e lojës me shumë mungesa, gjithsesi cilësitë e dy skuadrave nuk mund të krahasoheshin edhe pse vendasit triumfuan.

Në anën tjetër, ky eliminim ka edhe anën pozitive pasi tashmë Atletico do të jetë më e përqendruar te kampionati dhe në Champions.