Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

U shënjestrua qeveria, inteligjenca e SHBA akuzon Rusinë për sulmet kibernetike

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 14:00 | Bota
U shënjestrua qeveria, inteligjenca e SHBA akuzon Rusinë për

Agjencitë Amerikane të Inteligjencës besojnë se Rusia qëndron prapa sulmeve kibernetike serioze të dhjetorit. Presidenti, Donald Trump, më herët hodhi dyshime nga Kina, por pjesëtarë të tjerë të administratës së tij drejtuan menjëherë gishtin nga Moska.

Në një deklaratë të përbashkët, organet e inteligjencës theksojnë se rreth 10 agjenci qeveritare të Shteteve të Bashkuara pësuan shkelje të të dhënave, mes tyre edhe Departamenti i Thesarit.

Gjithashtu, nga sulmet kibernetike u prekën edhe organizata të tjera jashtë qeverisë amerikane. Inteligjenca shton se po vijon puna për të zbuluar qëllimin e këtij sulmi.

Përditësimi në hetime erdhi nga një Task Forcë e quajtuar “Grupi për Koordinim të Unifikuar Kibernetik, e cila u ndërtua menjëherë pas incidentit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu