Vijon gjuetia e paligjshme në Nartë, qëllohen flamingot

flamingo 1100x620

Gjuetia e paligjshme vijon të jetë problem në lagunën e  Nartës. Mëngjesin e sotëm, peshkatarë të zonës kanë konstatuar flamingo të qëlluar me armë zjarri gjuetie.

Më herët, ky shqetësim është ngritur edhe nga Administrata e Zonave të Mbrojtura nën administrimin e së cilës është zona e mbrojtur Vjosë – Nartë.

Dy muaj më parë, policia nisi aksionin për të sekuestruar mjete peshkimi dhe gjuetie të paligjshme në këtë zonë.