Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

146 milionë euro për t'u paguar, dëmit të arbitrazhit i shtohen padi të reja

Nga A2 CNN
7 Janar 2021, 19:25 | Ekonomi
146 milionë euro për t'u paguar, dëmit të arbitrazhit i

Shqipëria rrezikohet edhe nga çështje të tjera në gjykatat e arbitrazhit, të nisura së fundmi. Në shtator, konsorciumi Durrës Kurum Shipping paditi Shqipërinë për 100 milionë euro pas prishjes së kontratës koncesionare të terminalit të kontejnerëve.

Ndërsa, Arka Energy ka regjistruar më 18 Dhjetor 2020, një padi ndaj qeverisë për parkun fotovoltaik të Akërnisë, tenderit ndërkombëtar të akorduar më 2018-ën, por që nuk u nënshkrua kurrë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Jemi besimplotë që këtë process do ta fitojmë pasi nuk do të lejojmë asnjë kompani që të vijë dhe të tallet në Republikën e Shqipërisë”, kishte deklaruar më herët, ministrja Balluku.

Një besim të tillë tek fitorja në gjykatë, qeveria e kishte shprehur më herët edhe për çështjen Becchetti.

“Jo asnjë kokërr leku nuk do të marrin”, deklaroi Arben Ahmetaj lidhur me këtë çështje.

Por pavarësisht vullnetit për të mos dhënë asnjë kokërr leku, përmbaruesit kanë nisur të ekzekutojnë vendimin, mbi llogaritë e Shqipërisë në shtete si Austria, që janë pjesë e konventave të arbitrazhit.

Midis çështjes Becchetti, asaj “Aktor” dhe një sërë detyrimesh të tjera të mbartura ndër vite, fatura e arbitrazhit e shtetit shqiptar llogaritet në 146.1 milionë euro, para që njihen nga Ministria e Financave dhe do të duhet të paguhen sa më parë për të mos u rënduar nga kamatvonesat.

Këto çështje janë vetëm ato çka bëhen të ditura për publikun, teksa pjesa tjetër, së bashku me faturën reale mbeten konfidenciale për publikun shqiptar, që do të duhet të paguajë për veprimet e jashtëligjshme të ligjzbatuesve ndër vite.

A2 CNN Livestream

Dita jonë