Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

414 viktima nga koronavirusi në Itali, shtohen të shtruarit në spitale

Nga A2 CNN
7 Janar 2021, 18:20 | Bota
414 viktima nga koronavirusi në Itali, shtohen të shtruarit në

Italia ka bërë bilancin ditor të pandemisë së koronavirusit, ku nga 121 mijë testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit 18 mijë persona të tjerë rezultuan të infektuar.

Gjithashtu 414 persona të tjerë humbën jetën, për ta çuar bilancin total të fataliteteve që nga nisja e pandemisë në 77.291.

Në ditën e sotme është vënë re një rritje e lehtë e personave të shtruar në terapitë intensive dhe repartet e tjera Covid.

Aktualisht në Itali janë aktivë me koronavirus mbi 570 mijë persona, ndërsa të shëruarit janë më shumë se 1.5 milionë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli