50 mijë euro të fshehura në Toyota, ndalohet një person në Kakavijë

WhatsApp Image 2021 01 07 at 17.09.27 1100x620

Një 41-vjeçar, banues në Fier, është ndaluar nga policia në Pikën Kufitare të Kakavijës pasi ka tentuar të kalojë pa deklaruar një shumë prej 50 mijë eurosh.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasi I. Sh., 41 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në valixhen e shtetasit I. Sh., 50.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”, u bë e ditur nga policia.