Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

571 biznese të mbyllura në Vlorë, Denaj: Shifrat janë normale, si në vitet e kaluara

Nga A2 CNN
7 Janar 2021, 14:54 | Ekonomi
571 biznese të mbyllura në Vlorë, Denaj: Shifrat janë

Viti pandemik që kaloi ka sjellë mbylljen dhe pezullimin e qindra bizneseve, kryesisht atij të mesëm dhe të vogël në Bashkinë e Vlorës.

Sipas të dhënave nga zyra e taksave vendore, gjatë vitit të kaluar janë pezulluar 238 biznese dhe janë mbyllur ose çregjistruar 333 të tjerë.

Por, për ministren e Financave, Anila Denaj, këto shifra nuk janë problematike, edhe pse e pranon që Vlora ka një numër më të shtuar biznesesh që janë mbyllur nga kriza e pandemisë.

Nga numri total i bizneseve të pezulluara dhe të mbyllura, rreth 50% e tyre rezulton se u mbyllën në rajonin nr. 2, që përkon me zonën e Skelës, Ujit të Ftohtë dhe Lungomares, ku janë të shtrirë shumica e bizneseve që operojnë në sektorin e shërbimeve, kryesisht restorante dhe bare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli