Aksident në portin e Durrësit, trajleri përplas për vdekje 25-vjeçaren

policia durres gjykata 1100x620

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e së enjtes në portin e Durrësit, ku një mjet i tonazhit të rëndë përplasi për vdekje një femër.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti trajler tip “Man” me drejtues shtetasin F.K. 39 vjeç aksidentoi 25-vjeçaren A.H. e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për ta marrë në pyetje për të zbardhur detajet dhe shkaqet e aksidentit.