Basha: Rama katastrofë kombëtare, 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë qeverisjes së tij

basha PD 1100x620

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, e ka cilësuar një katastrofë kombëtare kryeministrin Rama pasi gjatë qeverisjes së tij 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin.

Në videon e postuar në facebook, Basha e akuzon Ramën se me politikat e tij po çon në zhdukjen e brezave të së ardhmes, ndërsa premton se PD do të rikthejë shpresën tek të rinjtë.

“Për shkak të Ramës, të rinjtë tanë po largohen nga Shqipëria. Është koha ta largojmë Ramën dhe t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën!

Katastrofë kombëtare 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë qeverisjes së Ramës. Politikat e Ramës bënë që brezat tanë në të ardhmen të zhduken.

Ne do sjellim punën, e mundësi të reja, ne do të sjellim në vend shpresën dhe ata që janë larguar prej tij”.