Dhuna në Kongres, dorëheqje e rëndësishme nga kabineti i Trump

https   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 181115170444 elaine chao 1100x620

Sekretarja e Transportit, Elaine Chao është anëtarja e parë e kabinetit të presidentit Trump që jep dorëheqjen nga detyra pas protestave të dhunshme të një dite më parë në selinë e Kongresit ku humbën jetën 4 persona.

“Ditën e djeshme, vendi ynë përjetori një ngjarje traumatike dhe totalisht të shmangshme, kur mbështetësit e presidentit sulmuan Kapitolin pas fjalimit të tij. Siç jam e sigurt se është rasti me shumë prej jush, kjo gjë më ka shqetësuar thellë në një mënyrë që thjesht nuk mund ta harroj” tha ajo.

Dorëheqja e sekretares Chao hyn në fuqi të hënën, 9 ditë përpara përurimit të presidentit të ri Joe Biden.