Dita e dytë e vizitës, Rama pritet me nderime në muzeun Ataturk

raMA ATATURK frame 509 1100x620

Muzeu Ataturk ishte ndalesa e radhës së kryeministrit Rama në Ankara, në ditën e dytë të vizitës zyrtare. Takimi i radhës në pak muaj i kryeministrit Rama me presidentin turk Erdogan erdhi një ditë pas një telefonate të tij me Athinën zyrtare, ndërkohë që marrëdhëniet greko-turke për shkak të kufirit detar vijojnë të jenë të ndera.

Nje cikël komunikimi mes të tre vendeve qe presin ndarjen e kufirit ndodhi në shtator të 2020-s. Kryeministri Rama zgjodhi të njëjtën strategji, kur pas takimit me Erdogan, udhëtoi në Athinë ku shpalli dhe qëndrimin e Shqipërisë për ta zgjedhur çështjen e kufirit detar me një gjykatë ndërkombëtare.

Burime diplomatike jozyrtare, flasin për parapërgatitjen e një takimi të mundshëm në vijim, ku në fokus do të jenë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe këtyre vendeve.