Eksperti: Vendimet e arbitrazhit, kosto edhe për imazhin e vendit tek investitorët

Lazimi 1100x620

Njohësit e çështjeve ekonomike e vlerësojnë si shqetësuese rritjen e pirgut të faturave të arbitrazhit që duhet të paguajnë shqiptarët. ”Po paguajmë edhe me dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në sytë e investitorëve dhe nuk po nxjerrim asnjë mësim për hartimin dhe zbatimin e kontratave”, tha Majlind Lazimi.

Sipas tij, qasja e qeverisë duhet të jetë më pro-aktive, dhe se betejat me arbitrazhin “duhen bërë kur firmoset kontrata. Prej vitesh këto kontrata kanë qenë të ceduara nga ana e interesit publik, ku qeveria merr të gjitha risqet, dhe investitori privat e ka të lehtë ta çoj vendin në arbitrazh”.

Eksperti i ekonomisë shtron edhe një dyshim, aspak të këndshme.  “Po më vjen në mendje që kjo mund të jetë edhe një lloj dakordësie, ku shteti shqiptar ka vetë interes t’i çojë në arbitrazh për interesa shumë të ngushta, diçka që është krim”, thotë ai.