Gruaja që u qëllua për vdekje në Kapitol ishte veterane e Forcave Ajrore

Gruaja që u qëllua për vdekje brenda Kapitolit të SHBA-së, ndërsa protestuesit sulmuan ndërtesën, është identifikuar si veterane e Forcave Ajrore Amerikane.

Ashli ​​Babbit, nga San Diego e Kalifornisë, u qëllua gjatë përplasjeve të dhunshme në Uashington DC dhe ndërroi jetë më pas në spital.

Babbit kishte shërbyer për 14 vjet në Forcën Ajrore dhe kishte kryer katër turne detyre, deklaroi bahskëshorti i saj, i cili shtoi se ajo ishte një mbështetëse kryesore e presidentit Trump.

Një ditë para se ajo të qëllohej për vdekje, Babbit shkroi në Twitter, “Asgjë nuk do të na ndalojë. Ata mund të provojnë dhe të provojnë dhe të përpiqen, por stuhia është këtu dhe po zbret mbi Uashington DC në më pak se 24 orë … dritë në errësirë”.

Gjatë protestave në SHBA mbetën të vdekur 4 persona, 13 u plagosën, ndërsa 52 persona u arrestuan.