Iraku lëshon urdhërarrest për Donald Trump

Një gjykatës në Irak ka lëshuar një urdhërarrest për presidentin amerikan Donald Trump, në lidhje me rolin e tij në vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani vitin e kaluar, raporton Associated Press.

Gjenerali iranian dhe lideri i milicëve Abu Mahdi al-Muhandis, u vranë në 3 janar 2020 jashtë aeroportit të Bagdadit. Soleimani ishte kreu i forcave elitare iraniane Quds, pjesë të Trupave të Gardës Revolucionare.

Mbi Trump, rëndon akuza e vrasjes me paramendim, e cila në Irak dënohet me vdekje. Ka pak gjasa që arresti të realizohet, por veprimi është simbolik, pasi përkon me ditët e fundit të presidentit në detyrë dhe një ditë pasi mbështetësit e tij u futën me forcë në godinën e Kongresit amerikan.