Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ish-miss Rusia nuk pyet për rregullat e familjes mbretërore

Nga A2 CNN
7 Janar 2021, 22:08 | Lifestyle

Mbretëresha ruse e bukurisë, Oksana Voevodina, e cila u martua me ish-mbretin malajzian, ka sfiduar urdhrat e familjes së tij të fuqishme dhe ka shpërndarë fotografitë e djalit të saj 18-muajsh në rrjete sociale.

28-vjeçarja ndau një imazh të ëmbël të saj dhe të të birit në Instagram, edhe pse është vënë nën presion nga familja mbretërore për të mos postuar imazhin e tij në internet.

“Të gjithë duam që dëshirat tona të përmbushen. Vetë ose me ndihmën e dikujt. Këtë vit vendosa ta nis ndryshe dhe të ndryshoj pozicionin e pritjes për veprim. Kështu, të dashurit e mi, gjëja e parë që bëra ishte të plotësoja dëshirën tuaj, Leon u shfaq përsëri në profil", shkruan ajo për afro 600 mijë ndjekësit e saj.

Oksana dhe ish-bashkëshorti i saj mbreti Muhamed V janë “në luftë” pas martesës së tyre jetëshkurtër.

Ish-partnerët janë në një betejë të ashpër ligjore sa iu takon financave dhe atësisë së djalit Leon, pasi mbreti 50-vjeçar mohon që fëmija të jetë i tij. Monarku nuk e ka njohur publikisht atë si birin e tij dhe madje nuk e ka takuar asnjëherë atë.

Pallati mbretëror pretendon se modelja refuzoi dy herë të bënte një test të ADN-së të fëmijës. Ndërsa, Voevodina përgënjeshtron akuzat dhe thotë se është gati ta bëjë testin në çdo kohë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë