Izolohet qyteti me 11 milionë banorë për shkak të koronavirusit

Screenshot 1 2 1100x620

Autoritetet në kryeqytetin Shijiazhuang, të provincës kineze të Hebei, vendosën të mos lejojnë banorët të largohen nga vendi, në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, pasi një ditë më parë u raportua numri më i madh i rasteve të reja me Covid në 5 muaj.

Sipas buletinit të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, provinca e Hebei regjistroi 52 të infektuar të tjerë me koronavirus nga 20 që ishin një ditë më parë.

Për këtë arsye, autoritetet e Shijiazhuang, që strehon 11 milionë persona vendosën të izolojnë qytetin dhe të ndalojnë grumbullimet për të ulur mundësitë e përhapjes së virusit. Gjithashtu nisi dhe një proces testimi.