Jep dorëheqjen zv.këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë

pottinger 1100x620

Zëvendëskëshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Matt Pottinger, dha dorëheqjen pasi presidenti Trump inkurajoi protestat që çuan mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin e SHBA-së, të mërkurën. Lajmi është konfirmuar për CNN nga një person i afërt me Pottinger.

CNN raportoi të mërkurën në mbrëmje se disa nga ndihmësit kryesorë të presidentit Donald Trump, përfshirë këshilltarin e sigurimit kombëtar Robert O’Brien dhe zëvendësshefin e kabinetit Chris Liddell, po konsideronin të jepnin dorëheqjen.

Ndërkohë, dy këshilltare të larta të Zonjës së Parë, Melania Trump, dhanë dorëheqjen, të mërkurën, pas dhunës në Kongresin Amerikan.

Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump, ka zemërim dhe shqetësim për dhunën e paparë që u shpalos, ndërsa Kongresi filloi të numëronte votat e Kolegjit Zgjedhor për të konfirmuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.