Kafshë të ndryshme me të njëjtën pamje…

Njihuni me kalin, qenin dhe ponin që janë miq të ngushtë dhe duken thuajse identikë me njëri tjetrin, pavarësisht se nuk janë specie të njëjta.

Pronarja e tyre, Greetje Arends-Hakvoort thotë se pavarësisht nga ndryshimet në madhësi, të tre kafshët duan të luajnë së bashku, dhe pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke vrapuar dhe duke u argëtuar së bashku.

“Njerëzit gjithmonë buzëqeshin kur i shohin të tre bashkë dhe shpesh iu referohen si personazhe të filmit ‘101 Dalmatët'”, shprehet ajo.