Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kaso tregon në A2 formulën me të cilën do të dalë në zgjedhje opozita

Nga A2 CNN
7 Janar 2021, 10:05 | Politikë
Kaso tregon në A2 formulën me të cilën do të dalë

Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, deklaroi në studion e “Ditari” në A2 se, “opozita do të dalë në zgjedhje me një program të vetëm elektoral dhe një ofertë të vetme elektorale”.

“Po përcaktohet ende strategjia përfundimtare elektorale. E rëndësishme është që opozita do të dalë në zgjedhje me një program të vetëm elektoral dhe një ofertë të vetme elektorale. Pjesa tjetër, një listë apo jo, nuk ka rëndësi. Objektivi është vetëm një: shporrja e kësaj kaste që qeveris”, u shpreh Kaso.

Kur u pyet për kandidatët demokratë që ende nuk janë bërë të ditur, Kaso theksoi: “PD-ja, si forcë promotore e ndryshimeve më të mëdha në këtë vend, vendosi që të sjellë një tjetër risi në politikë, siç është procesi i përzgjedhjes së kandidaturave nga anëtarësia. Ky proces nisi rreth një vit më parë dhe kishte 4 faza, të cilat janë drejt ezaurimit. Pasi të ezaurohen, do të merret vendimi për listën finale të kandidaturave”.

“Do të shpalosim jo vetëm kandidaturat dhe ofertën, por njëkohësisht edhe programin tonë ekonomik dhe programin e përballimit sa më të mirë të pandemisë”, shtoi Kaso.

A2 CNN Livestream

Dita jonë