Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi në Kosovë, rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja

Nga A2 CNN
7 Janar 2021, 15:12 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, rritet numri i viktimave dhe rasteve të

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar një rritje të lehtë të rasteve nga pandemia e koronavirusit.

Kështu, në 24 orët e fundit u konfirmuan 309 infeksione të reja, krahasuar me 301 që ishin një ditë më parë. Rritje ka shënuar edhe numri i viktimave, pasi janë raportuar 6 humbje jete, krahasuar me 2 vdekje që u regjistruan dje.

Pas këtij bilanci, numri i përgjithshëm i të infektuarëve nga koronavirusi në Kosovë, që nga nisja e pandemisë shkon në afro 53 mijë, prej të cilave mbi 7 mijë raste janë ende aktive.

Lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 601 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 44 436.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani