Largimi i shqiptarëve, Hysenaj: Po vuajmë për fuqi punëtore

vlcsnap 2021 01 06 23h36m26s651 1100x620

Në A2 Business Week këtë të mërkurë, ku u diskutua në lidhje me largimin e shqiptarëve jashtë vendit, Xhevit Hysenaj, kryetar i shoqatës së prodhuesve dhe eksportuesve të bimëve mjekësore, u shpreh se kjo industri po vuan në gjetjen e fuqisë punëtore.

Hysenaj theksoi se, përveç largimit jashtë vendit, një problem është zhvendosja e madhe e të rinjve nga fshatrat në qytete.

“Ka disa vite që industria e bimëve aromatike mjekësore ka probleme në gjetjen e fuqisë punëtore. Ky është një problem shumë shqetësues, edhe në pikën më të nxehtë që kemi ne, që janë produktet organike dhe natyrore.

E keqja është se kanë emigruar moshat e reja në zonat e fshatrave. Të rinjtë nuk janë larguar vetëm jashtë Shqipërisë, por edhe brenda vendit. Largimi i moshave të reja ka ndikuar tej mase negativisht edhe pse ne kemi një rritje të eksporteve gjatë viteve të fundit”, u shpreh Hysenaj.