Lufta për ekzistencë në pyjet e Amazonës

Foto mahnitëse janë kapur në fiset indigjene të Brazilit, që jetojnë në pyjet e Amazonës dhe luftojnë për mbrojtjen e tyre, si dhe të ruajnë mënyrën e jetesës.

Fotografi Ricardo Stuckert, 50 vjeç, nga Brasília, Brazil, realizoi foto spektakolare nëpër rajone të ndryshme të vendit të tij të origjinës, aty ku jetojnë indianët brazilianë, ku përfshihen Acre, Amazonas, Bahia dhe Alagoas.

Këto fise ripyllëzojnë zonat e shkatërruara në Amazonë, madje luftojnë edhe me të huajt që presin pyjet për përfitime financiare.

Gjatë vitit të kaluar, shumë nga këto zona në Amazonë u përfshinë nga zjarri, duke vënë nën kërcënim ekzistencën e këtyre fiseve indigjene, pasi toka është baza e mbijetesës së tyre.