Mbledhja e parë, Gjykata Kushtetuese diskuton datat për çështjet e “nxehta”

gjykata kushtetuese 1100x620

Pas gati tri vitesh, sot është zhvilluar mbledhja e parë e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Shtatë anëtarët e kësaj gjykate po shqyrtojnë metodologjinë se si do të shqyrtohen paditë e pranuara, duke qenë se në tavolinat e punës, gjyqtarët kanë edhe disa çështje të nxehta, si zgjedhjet vendore të 30 qershorit, padinë e presidentit për ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe zgjedhja e kryetarit të Gjykatës. Pas shkarkimit të Bashkim Dedjes, kompetencat e kryetarit i ka ushtruar Vitore Tusha e cila për një periudhe kohore ishte e vetmja anëtare e kësaj gjykate.

Tashmë që kuorumi është plotësuar, gjyqtarët do të zgjedhin drejtuesin e ri për tri vitet e ardhshme.