Mrekulli e inxhinierisë apo “Photoshop”?

Fotografi të pabesueshme tregojnë transportin e një tehu gjigant të një turbine që prodhon energji me anë të erës.

Tehu, i gjatë 67 metra, me peshë 25 tonë, është transportuar në një kamion, i vendosur me kënd, duke krijuar një imazh të pabesueshëm. Fotot u publikuan nga kompania e transportit, e cila operon në të gjithë Europën, duke ngjallur mosbesim në internet, ku shumë e komentuan si të pavërtetë.

Ky transport është nga më të vështirët, pasi duhet të shmangë qytetet, si dhe të ndërpritet përkohësisht energjia elektrike. Për shkak të kthesave, krahu gjigant i turbinës nuk mund të vendoset horizontalisht, prandaj sigurohet një kënd mes 20 dhe 45 gradësh.  

Rekordi për transportin e krahut më të gjatë të turbinës është vendosur në vitin 2016 në Danimarkë, i cili kishte një gjatësi 88 metra.